Gazetari-kandidatëve të PD: Pse nuk e thoni troç, kush ua “hëngri” votat?
Gazetari Ardit Hoxha debatoi në emisioni Now në Euronews Albania me kandidatët e PD për deputetë Lisandër Hoxha dhe Aulon Kalaja të cilët kanë ankimuar parregullsitë në numërimin e votës së tyre.
Sipas Hoxhës, Hoxha dhe Kalaja duhet të flasin me emra konkretë për individë brenda partisë së tyre të cilët pretendojnë se mund t’u kenë marrë votat.
“Ta thonë hapur nëse kanë dyshime se partia e tyre u ka ngrënë votat dhe komisionerë të partisë së tyre e kanë bërë këtë ta thonë. Në aq procese zgjedhore sa kam monitoruar është e pamundur që një votë të preket nëse të 4 numëruesit nuk janë dakord me atë gjë”, tha Hoxha.
Kjo deklaratë hasi në kundërshtimin e Kalasë i cili i kërkoi gazetarit të tregonte emrat nëse kishte informacion.
“Thuaje nëse ke informacion, nëse je gazetar dhe ke informacion thuaje. Je i detyruar nga ndershmëria ta thuash informacionin”, tha Kalaja.
“Ju keni frikë të përmendni që partia… unë nuk kam qenë kandidat…Nëse e gjithë Tirana e di, edhe ti e di, pse nuk e thua emrin”? u përgjigj Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta