Vrasje në një qendër ndihmash në Gaza, OKB bën thirrje për hetime
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ka kërkuar një hetim të pavarur dhe të menjëhershëm pas raporteve për vrasjen e civilëve palestinezë pranë një qendre shpërndarjeje ndihmash në Rafah, Gaza, të dielën.
Incidenti ndodhi pranë një qendre të menaxhuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), i cili mbështetet nga SHBA-të dhe Izraeli. Dëshmitarët raportuan se forcat izraelite hapën zjarr ndaj turmës që priste për të marrë ndihma ushqimore. Ushtria izraelite mohoi akuzat, duke i cilësuar raportet si të rreme dhe duke shtuar se nuk kishte prova për ndonjë sulm të tillë në ose pranë qendrës së ndihmave.
Sipas të dhënave nga Kryqi i Kuq, spitali i tij priti 179 të plagosur, ndërsa 21 persona humbën jetën. Ndërkohë, Agjencia e Mbrojtjes Civile e udhëhequr nga Hamasi raportoi për 31 viktima.
GHF i hodhi poshtë raportimet, duke i quajtur ato “trillime të plota”, dhe deklaroi se nuk kishte dëshmi për një sulm ndaj qendrës së tyre.
Për shkak të ndalimit të mediave ndërkombëtare, përfshirë BBC-në, për të hyrë në Gaza, verifikimi i pavarur i ngjarjeve mbetet i vështirë.
Në një deklaratë të dhënë të hënën, Guterres u shpreh: “Jam i tmerruar nga raportet për palestinezët e vrarë dhe të plagosur ndërsa kërkonin ndihmë në Gaza dje. Bëj thirrje për një hetim të menjëhershëm dhe të pavarur për këto ngjarje dhe që autorët të mbahen përgjegjës.”
Ministria e Jashtme e Izraelit reagoi ashpër ndaj deklaratës së Guterres, duke e quajtur atë një “turp” dhe e kritikoi për faktin që nuk përmendi Hamasin në deklaratën e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington
Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja
Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit
- 13:17 Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)
- 13:11 Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht
- 13:10 116 forca në terren, vijon puna për shuarjen e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës (VIDEO)
- 12:54 Rama: Zvërneci është tokë private, përjetimi i protestuesve ishte se po e shisnim Shqipërinë
- 12:51 Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE
- 12:40 Rama liston ‘mësimet’ nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive