U godit nga pllaka metalike, plagoset punëtori i Uzinës së Ferrokromit në Elbasan
Një punonjës ka mbetur i plagosur rëndë në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan pasi një pllakë me peshë prej qindra kilogramë i ka rënë mbi trup.
Rudin Mecja raportohet se ndodhej në turnin e parë kur i ra sipër pllaka e rëndë.
Mjekët kanë konstatuar se punonjësi, mekanik në Uzinën e Ferrokromit, ka pësuar dëmtime të shumta. Për shkak të gjendjes kritike është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm një muaj pas një vendimi ndaj kompanisë që administron këtë uzinë, e cila në muajin maj është gjobitur me 8 milionë lekë nga autoritetet për shkelje të rënda të standardeve të sigurisë teknike në procesin e punës. Sipas raportimeve, kompania nuk kishte garantuar mbrojtjen dhe masat e nevojshme për mbrojtjen e jetës si edhe shëndetit të punonjësve.
Pas aksidentit të sotëm, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore ka vendosur pezullimin e menjëhershëm të aktivitetit të uzinës në pritje të hetimeve të plota dhe verifikimeve në terren mbi shkaqet dhe përgjegjësitë që çuan në këtë ngjarje të rëndë.
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 08:45 Krimea e pushtuar nga Rusia shpall ‘gjendje të jashtëzakonshme’ ndërsa forcat e Zelensky-t shtojnë sulmet
- 08:32 Djalli që e njeh, kush është gjermani që këshillon presidentin e Serbisë?
- 08:19 Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar
- 08:16 Bilanci tragjik i tërmeteve në Venezunelë deri tani: 920 viktima dhe 3360 të plagosur
- 08:09 SHBA nis sulme ajrore ndaj Iranit, Trump: Goditën me dron anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!