‘A do jetë PD në Parlament’ Bylykbashi: Parlamenti arma më e fortë, por prioriteti ynë është faktimi i shkeljeve

10 Maj 2021 | 22:06

Oerd Bylykbashi, i pyetur në studion e “Ilva Now” nëse PD-ja do të jetë apo jo në Parlament, tha se sipas gjykimit të tij, Parlamenti është arma më e fortë e opozitës, mirëpo për momentin, për PD-në gjëja më e rëndësishme është që të faktojë shkeljet e pretenduara nga opozita për procesin zgjedhor.

“Ne do të bëjmë betejën politike me të gjithë instrumentet. Një nga këto instrumente që është i fuqishëm është edhe Parlamenti. Por sot, ne duhet të që ne të ulemi dhe të bëjmë debatin politik dhe ky të çojë në zgjidhje të cilat do të garantojnë që zgjedhjet e shqiptarëve nuk masakrohen në formën që e kemi parë, duhet që t’u vërtetosh të gjithëve se kjo ishte shkelja”, u shpreh z. Bylykbashi.

Oerd Bylykbashi tha se sipas tij, parlamenti është instrumenti më i fortë që ka një opozitë, pavarësisht qëndrimit të tij në momentin kur opozita dogji mandatet. Mirëpo ai theksoi se parlamenti është një çështje dytësore e cila do të shqyrtohet pasi të qartësohet, sipas opozitës, pasqyra reale e zgjedhjeve të 25 prillit.

“Pavarësisht mendimeve të mia ditën kur janë djegur mandatet unë kam zbatuar vendimin e partisë, është një moment tjetër për të folur për këtë çështje, sot kam ardhur këtu për t’iu drejtuar 622 mijë votuesve të PD-së dhe opozitës për t’iu thënë se kjo ishte masakër zgjedhore, po ajo që keni parë është ashtu siç e keni parë dhe pasi të mbyllen të gjitha këto çështje do të ketë një kohë për të debatuar për të gjitha vendimet strategjike të ndërmarra,”  tha Bylykbashi

Z. Bylykbashi tha se opozita do të përdorë edhe mjete të tjera si protestat apo edhe përdorimi i Gjykatës së Strasburgut si mjet.

“Ne po u provojmë shqiptarëve se kjo është masakra dhe më pas, të gjithë instrumentet, do të ketë edhe protestat, Strasburgu do të shtohet”, u shpreh z. Bylykbashi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021