Kryeministrja daneze: Presioni i SHBA mbi Groenlandën i papranueshëm, nuk dorëzohemi

5 Qershor 2025 | 18:34

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha sot se vendi i saj nuk do të dorëzohet ndaj “presionit të papranueshëm” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat duan të kontrollojnë territorin gjysmë-autonom danez të Groenlandës, duke paralajmëruar se e drejta e banorëve të ishullit për vetëvendosje po vihet në pikëpyetje.

“Rendi botëror që kemi ndërtuar për breza po përballet me sfida si kurrë më parë”, tha ajo në një fjalim me rastin e Ditës Kombëtare të Danimarkës, raportoi Reuters.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi më parë se dëshiron që Amerika të marrë përsipër këtë ishull arktik të vendosur strategjikisht, të pasur me minerale, për arsye sigurie kombëtare dhe ndërkombëtare, duke mos përjashtuar përdorimin e forcës për të arritur këtë qëllim, kujtoi agjencia.

Frederiksen shtoi se Groenlanda dhe Danimarka janë ekspozuar ndaj presionit të papranueshëm nga aleati i tyre më i ngushtë në muajt e fundit.

Gjatë një vizite në Groenlandë në mars, zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance akuzoi anëtaren e NATO-s, Danimarkën, se nuk po bën mjaftueshëm për sigurinë e ishullit dhe sugjeroi që SHBA-të duhet ta mbrojnë atë më mirë.

Vizita e tij pasoi fitoren në zgjedhje të Partisë Demokratike të Grenlandës, e cila mbështet idenë që ishulli të fitojë pavarësinë ngadalë dhe gradualisht, në vend që ta bëjë këtë përmes një procesi të përshpejtuar, siç sugjerohet nga disa, sipas Reuters.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Evropa paralajmërohet për një gusht më të nxehtë se normalja, çfarë po i nxit temperaturat përvëluese?

Evropa po përgatitet për një gusht “më të ngrohtë se normalja”, pas një serie valësh të nxehti njëra pas tjetrës. Pjesa më e madhe e...
08:35 | 28/07/2026

Spanja dhe Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit, teksa zjarret mbeten ende jashtë kontrollit

Spanja dhe Franca po përgatiten për valë të reja të të nxehtit, me temperatura që pritet të kalojnë 40 gradë Celsius në disa rajone. Shërbimi...
07:53 | 28/07/2026

Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara

Presidenti amerikan, Donald Trump do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të marten. Një...
21:00 | 27/07/2026