Diskutimet për projektligjin e buxhetit, Trump shprehet i zhgënjyer me Elon Musk
Nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Donald Trump vazhdon bisedimet me kancelarin gjerman Merz, por nga ana tjetër, I pyetur nga gazetarët për qëndrimin kritik të miliarderit ndaj projektligjit të ri për taksat dhe shpenzimet, Trump u shpreh i habitur nga fjalët e Musk, i cili së fundmi e kishte quajtur projektligjin “të neveritshëm” në një postim në rrjetet sociale.
“Gjithmonë më ka pëlqyer Elon,” tha presidenti. “U habita kur pashë atë që kishte shkruar. Projektligji është i pabesueshëm – një ulje e madhe taksash. Do preferoja që të më kritikonte mua sesa ligjin vetë.”
Sipas Trump, kritikat e Musk vijnë pasi administrata vendosi të heqë mandatin për subvencionimin e automjeteve elektrike (EV). “Elon e dinte këtë që në fillim,” shtoi presidenti, “por unë e di që kjo e shqetësoi atë.”
Trump gjithashtu tregoi se Musk kishte rekomanduar një kandidat për drejtimin e NASA-s, por sipas tij, nuk e konsideroi të përshtatshëm emërimin. “Mund ta kuptoj pse është i mërzitur,” pranoi ai.
Duke reflektuar mbi marrëdhënien me shefin e Tesla-s dhe SpaceX, Trump shtoi: “Unë dhe Eloni kishim një marrëdhënie të shkëlqyer, nuk e di nëse do të kemi më. Por nuk është i vetmi që largohet nga administrata ime. Disa pastaj bëhen armiqësorë – kjo është ajo që unë e quaj ‘sindroma e çrregullimit të Trump’.”
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia