Irani do t’i paraqesë shpejt SHBA-së një propozim bërthamor

9 Qershor 2025 | 17:39

Irani tha se shumë shpejt do të paraqesë një kundërpropozim për një marrëveshje bërthamore me Shtetet e Bashkuara, pasi Teherani ka deklaruar se një propozim i Uashingtonit ka përmbajtje me “dykuptimësi”.

Teherani dhe Uashingtoni kanë mbajtur pesë runde bisedimesh që nga prilli, me synimin që të arrijnë një marrëveshje të re bërthamore, që do të zëvendësonte marrëveshjen që Irani kishte arritur më 2015 me fuqitë bërthamore. Por, nga kjo marrëveshje, presidenti amerikan, Donald Trump, e tërhoqi vendin e tij më 2018.

Dy palët kanë mospajtime lidhur me pasurimin e uraniumit nga Irani. Teherani thotë se pasurimi i uraniumit është e drejtë e tij e panegociueshme, por Uashingtoni e konsideron atë si “vijë të kuqe”.

Më 31 maj, pas rundit të pestë të bisedimeve, Irani tha se ka pranuar “elemente” të një propozimi të SHBA-së, teksa ministri i Jashtëm, Abbas Araghchi, më vonë tha se teksti përmbante “dykuptimësi”.

“Ne së shpejti do ta paraqesim propozimin tonë te pala tjetër përmes [ndërmjetësit] Omanit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei.

“Ky propozim është i arsyeshëm dhe i balancuar, dhe ne rekomandojmë që pala amerikane ta shfrytëzojë këtë mundësi”, shtoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dënohen me dhunim me kamzhik në publik dy të rinj në Indonezi, u puthen në TikTok

Dy të rinj në provincën konservatore Aceh të Indonezisë është rrahur publikisht me kamzhik, pasi një gjykatë e Sharias i dënoi ata për shkelje të...
20:31 | 02/07/2026

Polonia: Hungaria i hoqi statusin e refugjatit ish-ministrit në arrati, Zbigniew Ziobro

Polonia njoftoi të enjten se qeveria e re e Hungarisë i ka revokuar statusin e refugjatit një ish-ministri polak në arrati dhe zëvendësit të tij....
20:13 | 02/07/2026

Samiti i NATO-s në Ankara, Zelenskyy kërkon ndihmë për mbrojtjen ajrore 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se shpreson që vendi i tij të marrë ndihmë në mbrojtjen ajrore nga aleatët e tij perëndimorë në samitin e NATO- s javën e ardhshme...
20:03 | 02/07/2026