“Mund ta bëhet minierë “floriri”, historiani: Si ta shpëtojmë Burgun e Spaçit

9 Qershor 2025 | 22:26

I ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, historiani Auron Tare deklaroi se burgu i Spaçit rrezikon që pas një shekulli të mos ekzistojë.

Ai kritikoi ashpër ndërhyrjen e fundit në godinë, konkretisht në dhomën e pritjes së familjarëve, duke theksuar se zgjidhja duhet të jetë me themele të forta për ruajtjen e memorjes historike, duke konservuar dhe jo duke restauruar burgun.

Tare theksoi se sfida e madhe është të ruhen të gjitha elementet, që nga gavetat dhe sandalet deri te gjithë peizazhi historik, duke theksuar se gjithçka duhet të konservohet, jo të restaurohet.

“Nuk është problem të rregullohen dy godina aty, por problemi është koncepti dhe vizioni i të gjithë zonës. Duhet të ruhen galeritë, shinat dhe vagonët që janë vjedhur për skrap. Kjo nuk ka lidhje me restaurimin e një ndërtese të vetme, por me vizionin për ta kthyer këtë zonë në një memorie historike dhe në një përfitim ekonomik për zonën. Kjo godinë punë e Maks Velo-s, përbën një kryevepër që duhet ruajtur për historinë dhe atmosferën që përfaqëson në kompleks e cila ka dhe parullat dhe shënime nga të burgosurit në muret e saj”, tha Tare.

Tare theksoi se e gjithë zona duhet të kalojë nën mbrojtje dhe, pas konservimit, të shndërrohet në një destinacion turistik që do ta kthente në një “minierë floriri” në kuptimin figurativ, duke u bërë një atraksion turistik i vërtetë.

“E gjithë zona për rreth duhet të mbrohet, jo vetëm pjesa e godinave. Duke e përfshirë në guidën turistike, burgu i Spaçit shndërrohet në një minierë floriri me vlerë të madhe. Spaçi mbart një histori të jashtëzakonshme që duhet treguar, por po rrezikojmë që pas një shekulli të mos kemi më Spaçin, pasi do t’ia vjedhin edhe tullat që kanë mbetur,” përfundoi Tare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përkujtohet 90-vjetori i lindjes së akademikut Rexhep Qosja, Kurti: Pa të, kultura jonë do të ishte më e varfër

Në 90-vjetorin e lindjes, akademik Rexhep Qosja u përkujtua si një nga figurat më të rëndësishme të kulturës shqiptare. Në një ligjëratë kushtuar jetës dhe...
21:33 | 25/06/2026

Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë

Fotografitë e realizuara në Shqipëri në vitin 1921 nga akademiku dhe antropologu zviceran Eugène Pittard janë sjellë për publikun korçar në një ekspozitë të veçantë...
21:45 | 24/06/2026

Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë

Një zbulim i jashtëzakonshëm në botën e muzikës klasike ka sjellë në dritë një dorëshkrim të panjohur më parë të Mozartit, i cili përmban shtatë...
19:32 | 24/06/2026