Shiste doza heroine në qytetin e Fierit, arrestohet 53-vjeçari
Policia e Fierit ka arrestuar një 53-vjeçar i cili shpërndante lëndë narkotike në këtë qytet.
Në kuadër të operacionit të koduar “Moment”, në lagjen “Liri Gero”, Fier, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin A. M., duke i shitur lëndë narkotike heroinë, në doza, shtetasit F. D.
“Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. M. dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike Heroinë të ndarë në doza gati për shitje, një sasi lëndë narkotike Cannabis në trajtë çokollate, një krehër pistolete, 1 peshore elektronike dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti që ky shtetas përdorte për këtë veprimtari kriminale”, bëri me dije policia.
Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 53 vjeç, banues në Fier, dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. D., 37 vjeç, banues në Patos.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta