Arrestimi ish-policit nga Kosova në Serbi, reagon Albin Kurti

11 Qershor 2025 | 15:42

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ashpër ndaj arrestimit të Arbnor Spahiut, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, nga autoritetet serbe në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë më 7 qershor 2025. Në një postim në Facebook, Kurti tha se kjo është një tjetër akt i papranueshëm i Serbisë dhe theksoi se “sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, nuk duhet dhe nuk do të pranojmë të normalizohet.”

Spahiu po udhëtonte me familjen e tij, duke u kthyer nga Austria përmes Serbisë, kur u arrestua. Më 9 qershor, ai u paraqit para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Suboticë, ku iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Sipas deklaratave të familjarëve dhe avokatit të tij mbrojtës, akuzat ndaj Spahiut lidhen me ngjarjet e Banjskës, megjithëse ai ka përfunduar shërbimin në Policinë e Kosovës që në vitin 2022 dhe prej asaj kohe jeton në Gjermani me familjen. Ata i konsiderojnë akuzat tërësisht të pabazuara dhe të fabrikuara.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar se po ndjek me vëmendje të shtuar rastin dhe ka njoftuar partnerët ndërkombëtarë, përfshirë vendet e QUINT-it. Gjithashtu, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka dorëzuar kërkesë zyrtare për të lejuar Ambasadorin Jetish Jashari të vizitojë Spahiun në qendrën e paraburgimit në Suboticë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026