Orban: Evropa nuk e mbështet iniciativën e Trump për paqe në Ukrainë

11 Qershor 2025 | 15:49

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka deklaruar se shtetet evropiane nuk mbështesin përpjekjet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë, duke i akuzuar për një qëndrim të afërt me vijën pro-luftës.

Në një intervistë për gazetarin amerikan Ben Shapiro, Orban tha se situata në fushëbetejë nuk ofron zgjidhje dhe kërkoi ndryshim të qasjes ndërkombëtare:
“Të gjithë duhet ta kuptojnë: kjo luftë nuk mund të fitohet në llogore,” tha ai.
“Evropianët nuk po e mbështesin iniciativën e paqes të presidentit amerikan dhe, në fakt, duan ta shtyjnë atë drejt një qëndrimi pro-luftës.”

Më herët, Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, deklaroi se Presidenti Trump është i përkushtuar për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit, duke nënvizuar përpjekjet diplomatike të administratës për të hapur rrugë drejt paqes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026