“Portretet e jetës së përditshme”, çelet ekspozita e piktorit Vasjari në Durrës
“Portretet e jetës së përditshme” titullohet ekspozita e piktorit Fatmir Vasjari, që është hapur në Galerinë e Arteve Pamore “Nikolet Vasia” në qytetin e Durrësit.
Nën dritën e një atmosfere të ngrohtë artistike, Vasjari sjell për publikun një koleksion veprash të fokusuara kryesisht në portrete, ku në qendër janë njerëzit e thjeshtë, me profesione të ndryshme.
Me një realizëm të thellë dhe një ndjeshmëri që depërton përtej telajos, pikturat e tij japin zë figurave të zakonshme të shoqërisë, që rrallëherë marrin vëmendjen që meritojnë si mjekë, arsimtarë, punëtorë apo artizanë, të paraqitur me dinjitet dhe thellësi emocionale.
I pranishëm në çeljen e ekspozitës ishte edhe piktori i njohur Caush Vathi, i cili vlerësoi veçantinë dhe fuqinë shprehëse të veprave të Vasjarit.
“Fatmir Vasjari arrin të kapë shpirtin e njeriut të zakonshëm dhe ta kthejë në subjekt arti me një ndjeshmëri që flet qartë për pjekurinë e tij artistike”, tha piktori Caush Vathi.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për disa ditë, duke ftuar vizitorët të ndalojnë për një çast përballë fytyrave të jetës së përditshme për të reflektuar, për të ndjerë dhe për të parë nga afër vlerën që arti i jep çdo njeriu të zakonshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
Ministri Lamallari reagon për Ikballe Hudutit: Nuk merremi me protestues, por s’ka vend për ekstremizëm në Shqipëri
Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 21:13 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
- 20:50 Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
- 20:47 Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 20:44 OKB premton mbështetje të plotë për ndihmë ndaj Venezuelës
- 20:41 Netanyahu: Do të qëndrojmë në jug të Libanit, deri në çarmatimin e Hezbollahut
- 20:37 Izraeli, Libani dhe SHBA-të nënshkruajnë një marrëveshje trepalëshe armëpushimi (VIDEO)