Vapa çon fëmijët tek pediatri si pasojë e virozave të stinës

11 Qershor 2025 | 17:01

Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë ndikuar ndjeshëm tek shëndeti i fëmijëve. Çdo mjek pediatër në poliklinikë përballet mesatarisht me 20 apo 30 vizita në ditë. Shqetësimet janë të shumta por ato që mbizotërojnë gjatë verës janë gastroenteritet.

“Për shkak të temperaturave të larta, konsumimit nga ndonjë ushqim, konsumimi i akulloreve, vajtja e tyre në plazh bën që gastroenteritet në verë të shtohen më tepër”, tha Sonila Brati, Pediatre.

Kur vera është vetëm në fillimin e saj, mjekja apelon për kujdes vecanërisht tek ushqimet.

“Duhen kryesisht gjëra të bëra në shtëpi dhe jo të mbajtura gjatë në frigorifer. Konsumimi i sa më shumë lëngjeve, është një gjë shumë e rëndësishmë të theksohet qoftë të fëmijët e vegjël fare por edhe tek moshat më të rritura”, shtoi Brati.

Ashtu si fëmijët, kujdes në ditët e nxehta duhe të bëjnë edhe moshat e treta dhe të sëmurët kronik. Mjekët rekomandojnë që të shmangen daljet në orët e pikut, dhe të qëndrohet në mjedise të freskëta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026