Zëvendëspresidenti Vance i kërkon Muskut të ndalojë konfliktin me Trumpin

11 Qershor 2025 | 18:50

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, dhe shefja e stafit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles, kanë ndërhyrë për të ulur tensionet mes Presidentit Donald Trump dhe sipërmarrësit Elon Musk, raportoi The Wall Street Journal.

Sipas gazetës, Vance dhe Wiles kanë zhvilluar një telefonatë më 6 qershor me Muskun, ku e inkurajuan atë të rivendosë marrëdhëniet me Trump pas një shkëmbimi të ashpër akuzash në rrjetet sociale një ditë më parë.

Gjatë bisedës, Vance mbajti një qëndrim mbështetës ndaj Trump, por nuk e kritikoi drejtpërdrejt Muskun. Iniciativa erdhi pas deklaratave publike të Muskut më 5 qershor, ku ai pretendoi se Trump nuk do të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2024 pa mbështetjen e tij, kritikoi tarifat e importit dhe politikat fiskale të presidentit, dhe parashikoi një recesion në SHBA në gjysmën e dytë të vitit.

Në përgjigje, Trump e akuzoi Muskun për dështime menaxheriale gjatë drejtimit të DOGE dhe e përshkroi si njeri që “thjesht u çmend”. Ai madje kërcënoi të ndërpresë kontratat qeveritare me kompanitë e Musk, përfshirë SpaceX, dhe të anulojë subvencionet federale.

Megjithatë, tensionet kanë nisur të zbuten. Musk më vonë shprehu keqardhje për disa nga komentet e tij, ndërsa Trump, në një intervistë për podkastin Pod Force One, la të kuptohet se mund ta falte.

Nuk ka ende sinjale zyrtare për një takim apo pajtim të mundshëm, por ndërhyrja e nivelit të lartë nga administrata Trump tregon se marrëdhënia me Muskun mbetet e rëndësishme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360,...
21:13 | 26/06/2026

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026