Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Edi Ramës ndaj Lulzim Bashës: E pabazuar në prova

12 Qershor 2025 | 10:18

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar padinë që kryeministri Edi Rama kishte bërë ndaj ish-kreut të PD Lulzim Basha për një deklaratë të këtij të fundit nga selia e PD në 2018.

Në vendimin e shpërndarë për mediat thuhet se gjykata vendosi rrëzimin e padisë pasi është e pabazuar në ligj e në prova.

“Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile,  më datë 11.06.2025, pasi shqyrtoi në seancë gjyqësore, në praninë e përfaqësuesit të palës paditëse, kërkesën me paditës: Edi Rama, të paditur Lulzim Basha, me objekt: “1. Detyrimi i të paditurit të shpërblejë dëmin jo pasuror, shkaktuar paditësit, si rezultat i thënieve të pavërteta të deklaruara prej tij, nga selia e Partisë Demokratike, në prononcim për mediat me datë 22.10.2018, në shumën 1.000.000 (një milion) lekë si dhe shpenzimet gjyqësore dhe ato avokatore. 2. Detyrimi i të paditurit të publikojë një përgënjeshtrim në të gjitha mediat që kanë publikuar deklaratën apo lajmin mbi të, sipas listës së përcaktuar në pikën D.2 të kërkesë padisë”. Gjykata, bazuar në rrethanat e konstatuara gjatë hetimit gjyqësor, në dispozitat ligjore përkatëse dhe në arsyetimin e mësipërm, çmon se padia nuk duhet pranuar pasi është e pabazuar në ligj dhe në prova. Për këto arsye, Gjykata mbështetur në nenet 126, 306 deri 310 të Kodit të Procedurës Civile vendosi rrëzimin e padisë pasi është e pabazuar në ligj e në prova”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Njëri prej tyre kishte thyer këmbën, shpëtohen dy turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë (VIDEO)

Këtë të shtunë është bërë e mundur nxjerrja e dy turistëve nga Kanionet e Gjipesë, ku një çift kishte mbetur i bllokuar pasi njëri prej...
20:04 | 27/06/2026

LIVE- Dita e 28-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Ka nisur protesta e qytetarëve para Kryeministrisë teksa këtë të shtunë shënohet dita e 28-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar....
20:01 | 27/06/2026

Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të shtunë shënohet dita e 28-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar....
19:43 | 27/06/2026