U rrëzua 1 minutë pas nisjes, momenti kur avioni me 242 pasagjerë shpërthen në flakë

12 Qershor 2025 | 11:35

Një Boeing 787 i Air India u rrëzua sot gjatë ngritjes në aeroportin e qytetit Ahmedabad në perëndim të Indisë në shtetin e Gujarat.

Aksidenti ndodhi 1 minutë pas ngritjes nga pista dhe deri më tani nuk ka informacione për viktima, raportuan kanalet televizive.

Faiz Ahmed Kidwai, shefi i drejtorisë së aviacionit civil të Indisë, i tha Associated Press se avioni u rrëzua në një zonë banimi të quajtur Meghani Nagar.

Në bord ndodheshin 242 persona, përfshirë dy pilotë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit të kabinës, tha ai.

Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë ambulanca dhe një zjarr që shpërthen në sfond.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026