Trump: U përpoqa të shpëtoja Iranin nga poshtërimi dhe vdekja

13 Qershor 2025 | 19:12

Presidenti i SHBA-së Donald Trump i tha Reuters se është i pasigurt nëse programi bërthamor i Iranit ekziston pas sulmeve të Izraelit, dhe se bisedimet e SHBA-së me Iranin janë ende të planifikuara për të dielën, megjithatë ai nuk është i sigurt nëse ato do të zhvillohen.

“Ne dinim gjithçka dhe unë u përpoqa ta shpëtoja Iranin nga poshtërimi dhe vdekja. U përpoqa t’i shpëtoja me shumë mund sepse do të doja shumë të kisha parë një marrëveshje të arritur. Ata ende mund të arrijnë një marrëveshje, megjithatë, nuk është tepër vonë,” tha Trump për Reuters në një intervistë telefonike.

Në një intervistë tjetër telefonike me NBC News, Trump përsëriti se Irani “mund të ketë një mundësi tjetër” për të arritur një marrëveshje bërthamore dhe la të kuptohej se iranianët po i drejtohen atij.

“Tani, ata mund të kenë një mundësi tjetër. Do ta shohim,” tha Trump për NBC.

“Po më telefonojnë për të folur,” shtoi Trump pa specifikuar se kush po e telefonon. “Të njëjtët njerëz me të cilët punuam herën e fundit… Shumë prej tyre tani kanë vdekur”, tha ai.

Ndërsa për Axios Trump tha se sulmet e Izraelit ndaj Iranit mund të ndihmojnë përpjekjet e tij për të siguruar një marrëveshje bërthamore me Iranin.

I pyetur nëse mendonte se sulmet e rrezikuan procesin, Trump tha: “Nuk mendoj kështu. Ndoshta e kundërta. Ndoshta tani ata do të negociojnë seriozisht.”

Ai përsëriti sugjerimin e tij se ka ende hapësirë ​​për një marrëveshje. “Nuk munda t’i bindja të arrinin një marrëveshje brenda 60 ditësh. Ata ishin afër, duhet ta kishin bërë. Ndoshta tani do të ndodhë”, tha Trump.

Axios raportoi se Trump nuk pranoi të jepte detaje rreth një telefonate të mundshme sot me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. CNN ka kontaktuar Shtëpinë e Bardhë në lidhje me kohën e telefonatës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026