“Thirrje për diplomaci”, Putini telefonon liderët e Iranit dhe Izraelit
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, zhvilloi të premten biseda telefonike të ndara me presidentin iranian Masoud Pezeshkian dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, pas një serie sulmesh ajrore të Izraelit në territorin iranian.
Sipas një deklarate nga Kremlini, Putin dënoi veprimet e Izraelit duke i cilësuar si shkelje të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare.
Ai shprehu ngushëllime për viktimat dhe theksoi gatishmërinë e Rusisë për të ndërmjetësuar mes dy palëve për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Putin i tha presidentit iranian se Moska mbështet zgjidhjen paqësore të situatës rreth programit bërthamor të Iranit dhe ka propozuar iniciativa konkrete për të arritur marrëveshje të pranueshme reciprokisht.
Rusia do të “vazhdojë të promovojë një ulje të tensioneve midis Iranit dhe Izraelit”, shkroi Kremlini. Putini gjithashtu do të mbajë “kontakt të ngushtë” me autoritetet në të dy vendet “me qëllim zgjidhjen e situatës aktuale”.
Në bisedën me kryeministrin Netanyahu, presidenti rus nënvizoi rëndësinë e rifillimit të negociatave dhe theksoi se çdo çështje që lidhet me programin bërthamor të Iranit duhet të zgjidhet vetëm përmes mjeteve politike dhe diplomatike.
Ai shtoi se do të mbajë kontakt të ngushtë me të dyja palët për të ndihmuar në uljen e tensioneve, duke paralajmëruar se situata ka potencial për pasoja katastrofike për rajonin ku shprehu gatishmërinë për të ofruar ndërmjetësim në mënyrë që të parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm”, tha Kremlini në një deklaratë të postuar në faqen e tij të internetit.
Ndërkohë, Konstantin Kosachev, nënkryetar i dhomës së lartë të parlamentit rus dhe kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme, deklaroi se Rusia do të mbështesë Iranin.
Ai tha se “veprimet e Izraelit nuk mund të justifikohen as nga një pikëpamje ligjore, politike, ushtarake apo morale” dhe bëri thirrje për një qëndrim të bashkuar të bashkësisë ndërkombëtare për të parandaluar një luftë të mundshme në shkallë të plotë.
LEXONI GJITHASHTU:
Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil