Kishte leje qëndrimi në Emirate, pse u lirua i ekstraduari nga Dubai Armis Stafa
GJKKO ndryshoi këtë të shtunë masën e sigurisë për Armis Stafën, i ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Stafa akuzohet nga SPAK se ka pastruar para për llogari të grupit “Çopja”, përmes veprimtarisë së shit-blerjes së automjeteve.
Vendimi u mor pasi në seancë u paraqitën të dhëna nga sistemi TIMS nga Prokuroria, të cilat u interpretuan dhe analizuan nga avokati i tij, Gurali Brahimllari.
Në seancë u dorëzuan prova që sipas mbrojtjes faktojnë se në periudhën për të cilën SPAK e dyshon për veprën penale të “Pastrimit të parave”, Stafa ka qenë jashtë territorit të Shqipërisë.
Më konkretisht, mbrojtja paraqiti të dhëna nga sistemi TIMS që vërtetojnë se Armis Stafa ka qenë në Itali nga data 19 dhjetor 2019 deri më 30 tetor 2022, periudhë gjatë së cilës ai ishte i bllokuar nga masat kufizuese të pandemisë COVID-19.
Gjithashtu, u dorëzuan dokumente të vaksinimit dhe qëndrimit në Itali, si dhe pasaporta ndërkombëtare që përputhen me të dhënat e TIMS.
Nga dokumentacioni rezulton gjithashtu se Stafa ka pasur leje të rregullt qëndrimi në Emiratet e Bashkuara Arabe që prej gushtit 2024.
Në këto rrethana, gjyqtari Bib Ndreca vendosi të zbusë masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest në shtëpi” për Stafën, i cili dyshohet nga SPAK se ka pastruar para për llogari të grupit kriminal “Çopja” përmes aktivitetit të shit-blerjes së automjeteve.
Nga aktet hetimore rezulton se bëhet fjalë për 3-4 automjete, njëra prej të cilave është shitur për një shumë prej 7 mijë eurosh.
Sipas avokatit mbrojtës, para vitit 2019 Armis Stafa ka kryer transaksione për llogari të tij dhe familjarëve të tij, dhe jo për ndonjë të afërm të dyshuar për vepra penale të rënda.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta