Trump feston 79-vjetorin me paradë, protestuesit: Nuk ka mbret në Amerikë!
Parada e madhe ushtarake që presidenti Donald Trump e dëshironte prej vitesh u zhvillua përgjatë Rrugës së Kushtetutës në Uashington DC, me tanke, trupa dhe një përshëndetje me të shtënat e 21 armëve.
Eventi u mbajt pavarësisht kundërshtimeve dhe protestave në mbarë Shtetet e Bashkuara, në të cilat lideri amerikan u portretizua si një diktator që synon të bëhet mbret.
Gjatë paradës, që përkoi me ditëlindjen e 79-të të Trump, kreu i shtetit u ul në një tribunë në jug të Shtëpisë së Bardhë për të vështruar ekspozimin e fuqisë së ushtrisë amerikane, që përshkoi aksin rrugor pavarësisht shiut të lehtë dhe reve të zeza që kishin mbuluar kryeqytetin.
Parada, ku morën pjesë mbi 6 mijë ushtarë dhe 128 tanke, ishte diçka që Trump ishte përpjekur ta bënte që në mandatin e parë, pasi pa eventin e ngjashëm të mbajtur në 2017-n në Paris. Por plani nuk u bë kurrë realitet deri këtë vit.
Pak orë para se parada të niste, manifestues të shumtë dolën në rrugë dhe parqe në qytetet e mëdha të vendit për të protestuar kundër presidentit republikan.
Ata e kritikuan atë për përdorimin e ushtrisë për t’iu përgjigjur njerëzve që po protestojnë kundër operacioneve të dëbimit të emigrantëve dhe për tregimin e muskujve ushtarakë në Uashington.
Në kryeqytetin amerikan, protestues kundër luftës ngritën parulla të tipit “Shtëpi, jo dronë”, jo shumë larg rrugës ku zhvillohej parada me autoblinda, helikopterë dhe pajisje ushtarake.
Gjithashtu, tubime me moton “Jo mbretër në Amerikë” u mbajtën në disa qindra qytete për të kundërshtuar planet e Trump për të kënaqur egon e tij me rastin e ditëlindjes së 79-të.
Pjesëmarrësit thanë se e kishin zgjedhur këtë emër për të mbështetur demokracinë dhe për të kundërshtuar ato që i quajnë “veprime autoritare” të administratës Trump.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq