Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë
Rusia i ka kthyer edhe 1.200 trupa për të cilët thotë se i përkasin qytetarëve ukrainas të vrarë në luftë, thanë autoritetet ukrainase të dielën. Ndërkohë, luftime të ashpra kanë vazhduar dhe Rusia pretendoi se ka marrë nën kontroll një fshat në rajonin e Donjeckut.
Riatdhesimet po kryhen pas dy rundesh bisedimesh të drejtpërdrejta për paqe në Stamboll, të cilat prodhuan marrëveshje për këmbimin e të burgosurve dhe trupave të të vdekurve, por nuk sollën përparim të dukshëm drejt përfundimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
“Edhe 1.200 trupa, që pala ruse pretendon se i përkasin qytetarëve ukrainas, përfshirë ushtarë, janë kthyer në Ukrainë”, tha Shtabi Koordinues i Ukrainës për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës, të dielën në Telegram.
Autoritetet do të punojnë për t’i identifikuar trupat, thuhet më tej.
Kjo e çon në 4.012 numrin e përgjithshëm të trupave të dërguara nga Rusia në Ukrainë. Rusia ka raportuar se ka marrë gjithsej 27 trupa të ushtarëve vrarë rusë nga Ukraina deri më tani.
Sipas mediave shtetërore ruse që citojnë burime anonime, Moska nuk ka marrë asnjë trup gjatë këmbimit të 15 qershorit.
Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer disa herë të burgosur lufte dhe trupat e të vdekurve që nga bisedimet në Stamboll, më 16 maj dhe 2 qershor, por Moska ka refuzuar thirrjet e Kievit dhe Perëndimit për një armëpushim, ndërsa luftimet vazhdojnë gati 40 muaj pas nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin, më 24 shkurt 2022.
Rusia dhe Ukraina kishin bërë këmbime të ngjashme edhe para bisedimeve në Stamboll, por pa ndonjë ndikim të madh në shkallën e armiqësive.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha të dielën se forcat ruse kanë marrë kontrollin e Malinivkës, një fshat në rajonin e Donjeckut, ku kanë ndodhur disa nga luftimet më të ashpra.
Po ashtu, Ministria njoftoi se forcat ruse kanë kryer një sulm të suksesshëm me raketa gjatë natës në një rafineri në qytetin Kremençuk, e cila, sipas tyre, furnizon me karburant forcat ukrainase në rajonin e Donjeckut. Ajo nuk dha më shumë dehollësi dhe pretendimet e Rusisë nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.
Ministria shtoi gjithashtu se mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar 128 dronë ukrainas dhe dy raketa të drejtuara në 24 orët e fundit.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal