Von der Leyen: Izraeli ka të drejtë të mbrohet, Irani s’mund të ketë armë bërthamore

16 Qershor 2025 | 09:10

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore.

Von der Leyen, gjatë qëndrimit të saj në Kanada për samitin e G7, tha se ka folur me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe se i ndjek zhvillimet në Lindjen e Mesme me shqetësim të thellë.

“E përsërita angazhimin tonë për paqe, stabilitet dhe përpjekje diplomatike që çojnë në uljen e tensioneve. Në këtë kontekst, nënvizova se Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Irani është burimi kryesor i paqëndrueshmërisë rajonale. Evropa ka qenë gjithmonë e qartë – Irani nuk mund të sigurojë kurrë armë bërthamore. Ekziston një nevojë urgjente për një zgjidhje të negociuar”, deklaroi Von der Leyen në një postim në rrjetin social X.

Sipas saj, shqetësime të forta në lidhje me programet bërthamore dhe balistike të Iranit janë shprehur vazhdimisht.

Siç deklaroi ajo, këto janë të njëjtat raketa që goditën pa dallim qytete jo vetëm në Izrael, por edhe në Ukrainë.

“Ne biseduam gjithashtu për Gazën. Situata humanitare në Gaza është e papranueshme. E përsërita thirrjen tonë urgjente për të lejuar që të gjitha ndihmat humanitare të arrijnë menjëherë tek civilët që kanë nevojë për të. Është e nevojshme të vazhdohet armëpushimi dhe të lirohen menjëherë pengjet, në mënyrë që më në fund të arrihet një fund i përhershëm i armiqësive”, përfundoi Von der Leyen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026