U ekstradua nga Zimbabve, lihet në burg Loran Dushe. Sëmuret sa vjen në Shqipëri
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Loran Dushen, i cili u ekstradua dy ditë më parë nga Zimbabve në Shqipëri. Dusha ishte në kërkim ndërkombëtar prej vitit 2022, pasi ndaj tij rëndojnë akuzat për “korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, të kryera në bashkëpunim.
Sipas hetimeve të SPAK, Loran Dusha, në cilësinë e administratorit të inceneratorit të Fierit, ka përfituar në mënyrë të paligjshme fonde publike, duke përdorur fatura dhe pagesa fiktive për punë dhe shërbime që nuk janë kryer realisht.
Pas ekstradimit, 42-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Në seancën e së hënës, ai nuk ishte i pranishëm për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, pasi është shtruar në spitalin e burgut.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta