Përqindja e rritjes së popullsisë në Kinë po i afrohet zeros
Të dhënat që janë paraqitur nga qeveria kineze tregojnë se popullsia u rrit vetëm me 72 milion individë gjatë 10 viteve të fundit. Regjistrimi i të dhënave është bërë në fund të vitit 2020.
Sipas të dhënave tregohet se shkalla mesatare e rritjes vjetore, midis viteve 2000 dhe 2010 ka pasur një normë prej 0.57%, ndërsa gjatë 10 viteve të fundit kemi një rënie me 0.04%, duke arritur në shifrën 0.53%.
Ning Jizhe, kreu i Byrosë Kombëtare të Statistikave zbuloi se 12 milion foshnje kanë lindur vitin e kaluar – një rënie e konsiderueshme nga 18 milion foshnje të porsalindura në 2016.

Një rënie e tillë vjen paralelisht edhe me censurimin që shteti kinez i ka bërë qytetarëve për të lindur vetëm një fëmijë.
Ning shtoi se një normë më e ulët e lindshmërisë është një rezultat i natyrshëm i zhvillimit shoqëror dhe ekonomik të Kinës. Ndërsa vendet bëhen më të zhvilluara, nivelet e lindjeve priren të bien për shkak të arsimimit ose përparësive të tjera si karriera në rastin e gjinisë femërore.
Popullsia në tkurrje me më shumë njerëz të moshuar sesa të rinjtë do të sjellë në të ardhmen problematikat, ku nuk do të ketë mjaft punëtorë për të mbështetur të moshuarit, si dhe mund të ketë një kërkesë të shtuar për kujdes shëndetësor dhe social.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta