Brukseli, gati të pranojë tarifën prej 10% nga Shtetet e Bashkuara
Komisioni Evropian është gati të pranojë një tarifë fikse prej 10 për qind në shkëmbimet tregtare me Shtetet e Bashkuara, me kushtin që marrëveshja të jetë e përcaktuar me kritere të qarta dhe të pranuara nga të dyja palët.
Objektivi është shmangia e tarifave më të larta ndaj sektorëve strategjikë si ai i automjeteve, medikamenteve dhe përbërësve të pajisjeve elektronike, bëjnë të ditur mediat gjermane.
Uashingtoni nuk e ka konfirmuar ende vullnetin për të kufizuar në 10 për qind tarifat mbi makinat evropiane.
Në këmbim të heqjes dorë nga tarifat e larta, BE është gati të reduktojë kundërtarifat e tij për makinat e importuara nga Shtetet e Bashkuara dhe të njohë disa nga standardet teknike amerikane.
Brukseli e ka bërë të qartë se do të mund të pranojë një kuotë fikse prej 10 për qind vetëm me kushte të mirëpërcaktuara dhe transparente, por jo si masë të përhershme.
“Bëhet fjalë për një tarifë prej 10 për qind, që në fakt përfaqëson një rritje të kamufluar të taksave për konsumatorët amerikanë”, ka thënë një zyrtar i BE-së për mediat gjermane.
Në paketën që po negociohet e që është ende në fazë elaborimi, ekzekutivi i Ursula von der Leyen po shqyrton edhe ndalimin total të importit të gazit rus, me qëllim favorizimin e atij amerikan.
Gjithashtu, propozimi drejtuar administratës Trump mund të përfshijë rishikimin e disa normave evropiane të kritikuara nga shefi i Shtëpisë së Bardhë.
“Synimi është hartimi i një pakete të plotë për t’i lejuar presidentit amerikan ta paraqesë si një fitore politike të rëndësishme”, ka shtuar burimi që ka ruajtur anonimatin.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz zotohet për përgjigje ndaj sulmit në Berlin Pride
Pas kritikave të shumta, Pentagoni ndryshon mënyrën e raportimit të viktimave në luftën me Iranin
Protesta në Mallorca, dhjetëra mijëra njerëz kundër turizmit masiv
- 16:21 Merz zotohet për përgjigje ndaj sulmit në Berlin Pride
- 16:13 Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë prej 302 mln dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së
- 16:06 Pas kritikave të shumta, Pentagoni ndryshon mënyrën e raportimit të viktimave në luftën me Iranin
- 16:04 Sekretariati i Etikës mblidhet nesër për shqyrtimin e kërkesës së PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt
- 15:55 Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës
- 15:52 Protesta në Mallorca, dhjetëra mijëra njerëz kundër turizmit masiv