“Largohuni për të mbijetuar”, Irani nis valë të re sulmesh me raketa ndaj Izraelit

16 Qershor 2025 | 22:34

Media shtetërore iraniane ka raportuar se një valë e re sulmesh me raketa ndaj Izraelit sapo ka filluar.

Televizioni shtetëror i Iranit, më herët, ka lajmëruar se Republika Islamike ka lëshuar një paralajmërim për Izraelin, e “ izraelitët duhet të evakuohen nëse duan të qëndrojnë gjallë”, raporton BBC.

Televizioni shtetëror thotë se Irani do të “sulmojë infrastrukturën”. Transmetuesi shton se ushtria ka urdhëruar evakuimin e selisë së stacioneve televizive izraelite Channel 12 dhe Channel 14 në përgjigje të sulmit ndaj selisë së televizionit shtetëror më parë.

Më herët ambasadori iranian në OKB, Amir Saeid Iravani, tha se Irani ka të drejtë për vetëmbrojtje dhe ka kryer “operacione mbrojtëse proporcionale”, të cilat thotë se janë drejtuar “ekskluzivisht në objektivat ushtarake dhe infrastrukturën përkatëse”.

“Megjithatë, pas përshkallëzimit të qëllimshëm të Izraelit dhe akteve të tij të vazhdueshme të agresionit, Irani, në përputhje me parimin e proporcionalitetit, ndërmori masa shtesë duke synuar infrastrukturën specifike në Izrael si objektiva legjitime që mbështetën materialisht agresionin e tij të vazhdueshëm”, tha ai në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ai akuzoi gjithashtu Izraelin për sulm ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile.

Nga ana tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kërkoi të bënte një dallim midis sulmeve ajrore izraelite dhe atyre të Iranit, duke thënë se Izraeli kishte synuar kërcënime bërthamore dhe raketore dhe duke akuzuar Iranin për synimin e civilëve.

Ministria e shëndetësisë e Iranit thotë se të paktën 224 persona janë vrarë që kur Izraeli filloi sulmet e tij të premten, ndërkohë që autoritetet izraelite thonë se 24 persona janë vrarë nga sulmet iraniane që atëherë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026