Qëlloi me armë zjarri taksistin për parkimin, arrestohet pas 2 muajsh 32-vjeçari
17 Qershor 2025 |
15:23
Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Franci Canaj i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një personi në muajin prill.
32-vjeçari akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Ngjarja për të cilën ai akuzohet ndodhi mbrëmjen e 9 prillit në rrugën e Dibrës ku një konflikt banal për parkimin degjeneroi në përdorimin e armës.
32-vjeçari Franci Canaj, pas një konflikti për motive të dobëta me 29-vjeçarin Gerald Hoxha, i cili punonte si taksist, nxori armën dhe qëlloi në drejtim të këtij të fundit.
29-vjeçari u plagos në këmbë dhe u transportua me urgjencë në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta