Sot në Kosovë pritet të mbërrijnë edhe 38 mijë e 400 vaksina anti-COVID
Ditën e sotme pritet të mbërrijnë në Kosovë 38 mijë e 400 vaksina kundër COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se këto vaksina do të vijën në bazë të skemës së COVAX.
“Rrjedhimisht deri më tani duke llogaritur edhe 24 000 dozat që kemi pranuar javë më parë në total kemi 62 400 doza. Këto doza do të arrijnë në Kosovë të mërkurën paradite. Me pranimin e këtyre dozave të vaksinës kundër COVID-19, do të vijohet më tej me vaksinimin e kategorive të parapara sipas Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19”, njoftoi ministria.
Në ditët e para të prillit Kosova pranoi 4 mijë e 680 doza të vaksinave BionTech/Pfizer, nga 95.000 që janë parashikuar.
Këto doza vaksinash pritet të mbërrijnë në Kosovë në një kohë kur situata epidemiologjike është ulur ndjeshëm.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur tre qytetarë te prekur nga COVID-19.
Ndërkohë janë shëruar 346 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 98.223 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.102.
Lexoni gjithashtu:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh