Xi reagon për konfliktin Izrael-Iran, Puti kërkon të bëhet ndërmjetësues mes palëve
Teksa tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të rriten pas nisjes së veprimeve ushtarake nga Izraeli kundër Iranit, Kina dhe Rusia kanë shprehur shqetësim në lidhje me situatën.
Gjatë një takimi me presidentin e Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev, në Kazakistan, Presidenti i Kinës, Xi Jinping, theksoi se “nisja e veprimeve ushtarake të Izraelit kundër Iranit ka shkaktuar një përshkallëzim të papritur të tensioneve në Lindjen e Mesme”. Ai shtoi se “Kina është thellësisht e shqetësuar për këtë”.
“Kina kundërshton çdo akt që cenon sovranitetin, sigurinë dhe integritetin territorial të vendeve të tjera”, theksoi Xi Jinping duke e vendosur theksin tek ruajtja e stabilitetit rajonal.
Në të njëjtën linjë, edhe Rusia ka shprehur shqetësim në lidhje me situatën dhe është ofruar për të ndërmjetësuar. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se Presidenti Vladimir Putin është i gatshëm të ndërhyjë si ndërmjetës, nëse palët janë të hapura për një rrugë paqësore.
“Aktualisht, shohim një ngurrim, të paktën nga ana e Izraelit, për të nisur një proces dialogu”, tha Peskov.
Megjithatë, pozicioni i Rusisë mbetet kompleks. Irani është një aleat i ngushtë strategjik i Moskës, veçanërisht në kontekstin e luftës në Ukrainë dhe bashkëpunimit energjetik. Por Rusia ka ruajtur marrëdhënie diplomatike të qëndrueshme edhe me Izraelin, duke u përpjekur të shmangë përfshirjen në një konflikt të drejtpërdrejtë mes dy aleatëve të saj të rëndësishëm.
“Është një lojë shumë e vështirë balancimi që Rusia po përpiqet të luajë,” tha për Al Jazeera Nikolay Surkov, profesor në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë.
“Rusia po përpiqet sinqerisht të arrijë një zgjidhje politike,” tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet