Ramos i shënon Interit në Kupën e Botës, Chivu debuton me barazim
Christian Chivu ka debutuar me një barazim në krye të Interit, me ziklatrit të cilët nuk arritën dot të marrin 3 pikë në sfidën e tyre të parë në Botërorin e klubeve. Të martën italianët luajtën përballë Monterreyt, ekipit nënkampion të ligës meksikane, ku aktivizohet dhe mbrojtësi spanjoll Sergio Ramos. Ishte pikërisht 39-vjecari ai i cili ia vështirësoi disi llogaritë zikaltërve, duke u shënuar një gol të bukur me kokë në minutën e 25’. Fraksioni i parë do të mbyllej në ekuilibër, pasi Lautaro Martinez shënoi për Interin, pas një aksioni të bukur të nisur nga Kristjan Asllani nga goditja e dënimit.
Pjesa e dytë nuk prodhoi gold he dy skuadrat ndajnë pikët në grupin E, aty ku kryeson River Plate. Në mbrëmje është radha e Realit të Madridit për të treguar forcën në kupën e botës, me spanjollët që përballen me arabët e Al Hilal, tanimë të udhëhequr nga Simone Inzaghi. Një debutim edhe për Xabi Alonson si trajner i Los Blancos, por dhe një shans për të parë në fushë afrimet e reja në merkato. Të enjten mbyllen ndeshjet e javës së parë në botërorin që po mbahet në SHBA.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta