Balla nga Strasburgu: Reforma zgjedhore do vazhdojë në shtator
Ministri i Shtetit, Taulant Balla tha në mbledhjen e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–Bashkimi Evropian, se qeveria dhe opozita kanë bërë hapa të përbashkëta të rëndësishme në drejtim të reformës zgjedhore.
Balla ritheksoi nevojën që të nisë menjëherë në shtator puna për reformën zgjedhore.
“Dhe sigurisht, në reformën e ardhshme ka diçka për të cilën patjetër duhet të biem dakord.Ndaj duhet të parashikojmë në Kodin Zgjedhor mënyrën se si zgjidhen anëtarët e Parlamentit Evropian.
Pra, në thelb, kemi diçka për të cilën mund të biem dakord. Gjithashtu, një tjetër çështje që duket se gjen mbështetje të gjerë është fakti se duhet të ecim përpara me depolitizimin e komisioneve zgjedhore në nivelin e dytë dhe të tretë. Prandaj, mendoj se, për të ritheksuar atë që u tha nga një prej kolegëve tanë, që duke nisur nga shtatori ne gjithmonë veprojmë njësoj, çdo shtator, sapo nis legjislatura e re, ne e ndërmarrim; por këtë herë duhet ta bëjmë patjetër. Dhe sigurisht, me konsensus. Ashtu siç gjithmonë kërkohet për reformën zgjedhore”, u shpreh ai.
Balla përmendi në veçanti miratimin e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
“Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit ishte një hap i rëndësishëm i ndërmarrë së bashku me opozitën”, tha Balla, duke nënvizuar se bashkëpunimi mes palëve ka sjellë përparim të prekshëm në reformimin e sistemit zgjedhor.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta