Pamjet pasi raketa iraniane goditi spitalin në Izrael, dëmtime të shumta në godinë

19 Qershor 2025 | 10:32

Janë publikuar pamjet kur një sulm raketor i lëshuar nga Irani godet Qendrën Mjekësore Soroka në qytetin jugor izraelit të Be’er-Sheva, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke lënë dhjetëra të lënduar.

Në video shihet një re e madhe tymi që ngrihet mbi ndërtesën e spitalit pas shpërthimit, ndërsa pamjet nga brenda tregojnë dëmtime të mëdha në disa pjesë të objektit. Autoritetet izraelite kanë bërë thirrje që qytetarët të shmangin spitalin deri në një njoftim të dytë.

“Aktualisht po vlerësojmë dëmet, përfshirë lëndimet,” deklaroi zëdhënësja e Qendrës Mjekësore Soroka. “Ka dëme të gjera në zona të ndryshme. Ju kërkojmë të mos vini në spital tani.”

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Izraelit, Sharren Haskel, reagoi përmes një postimi në platformën X, duke e cilësuar sulmin si një akt të qëllimshëm kundër një objekti civil.

“Kjo është qendra kryesore mjekësore për të gjithë rajonin e Negevit. Bota duhet të flasë hapur dhe të reagojë,” tha ajo.

Sipas BBC, të paktën 32 persona janë lënduar si pasojë e sulmit. Një burrë rreth 80 vjeç dhe një grua rreth 70 vjeç ndodhen në gjendje kritike, ndërsa 30 të tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta, kryesisht nga shpërthimet.

Sulmi ndaj spitalit përfaqëson një përshkallëzim serioz të përplasjes mes Iranit dhe Izraelit dhe ka ngjallur shqetësime për përhapjen e mëtejshme të konfliktit në të gjithë rajonin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026