Zhduket adoleshentja shqiptare në Greqi, dyshohet se e kanë rrëmbyer

19 Qershor 2025 | 10:55

Një adoleshente me origjinë shqiptare është zhdukur në rrethana të paqarta në Greqi, ndërsa autoritetet vendase e kanë shpallur zyrtarisht të rrëmbyer. Apelin për ndihmë e ka bërë halla e saj, Enkelejda Veliu, e cila jeton në Fier dhe përmes një postimi në rrjetet sociale kërkon ndihmën e bashkëatdhetarëve në Greqi.

Sipas saj, vajza e zhdukur është Emilia Veliu, mbesa e saj dhe vajza e vëllait. Ajo thekson se prej dy ditësh familja nuk ka asnjë kontakt apo informacion mbi vendndodhjen e saj.

“Kjo është mbesa ime. Vajza e vëllait. Emilia Veliu. Prej dy ditësh nuk kemi asnjë njoftim. Policia e ka shpallur të rrëmbyer,” shkruan Enkelejda Veliu në apelin e saj publik në Facebook.

Ajo i drejtohet të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Greqi, veçanërisht në Athinë, që nëse kanë ndonjë informacion apo e kanë parë vajzën, të kontaktojnë menjëherë familjen apo autoritetet.

“Do t’ju lutesha gjithë miqve që kam në Facebook, që jetojnë në Greqi, në Athinë, nëse keni një informacion ose e keni parë diku. Ju lutem na kontaktoni,” apelon Veliu.

Ende nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi rrethanat e zhdukjes apo vendin e saktë ku dyshohet se është rrëmbyer vajza, ndërsa familjarët presin zhvillime nga hetimet e policisë greke.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026