Irani njofton valë të re raketash drejt Izraelit, SHBA shton praninë ushtarake

19 Qershor 2025 | 12:54

Kriza në Lindjen e Mesme po thellohet, teksa Garda Revolucionare e Iranit ka konfirmuar nisjen e një vale të re raketash drejt Izraelit, që sipas autoriteteve iraniane janë “më të fuqishme” dhe “teknologjikisht më të avancuara” se ato të mëparshmet.

“Një valë e re sulmesh të ashpra nga forcat e armatosura, veçanërisht forcat tokësore të ushtrisë, me armë të reja dhe të përparuara ka filluar dhe do të intensifikohet në orët në vijim”, deklaroi komandanti i Forcave Tokësore, Kiomars Heidari, sipas agjencisë shtetërore IRNA.

Përshkallëzimi vjen në një moment kur tensionet mes Teheranit dhe Tel Avivit kanë arritur nivele kritike, ndërsa shtohen shqetësimet për një përplasje të gjerë ushtarake.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë marrë masa për të forcuar prezencën e tyre ushtarake në rajon. Dy aeroplanmbajtëse luftarake, USS Carl Vinson dhe USS Nimitz, janë aktualisht të pozicionuara në Detin Arabik.

Në rajon janë vendosur gjithashtu tre shkatërrues të pajisur me sisteme për interceptimin e raketave, ndërsa dy duzina cisternash për furnizim me karburant janë shpërndarë strategjikisht nëpër Evropë për të mbështetur operacionet në rast përshkallëzimi.

Zyrtarë amerikanë paralajmërojnë se përplasjet mes Iranit dhe Izraelit mund të kenë pasoja të gjera për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, ndërsa diplomacia ndërkombëtare vijon përpjekjet për të frenuar një përshkallëzim të mëtejshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë

Një shpërthim i sëmundjes së legjionarëve ka sëmurë dhjetëra njerëz në New York City teksa është regjistruar edhe viktima e pare. Zyrtarët nuk dhanë informacione shtesë në...
09:49 | 18/07/2026

Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane

Irani nisi sulme të reja ndaj aleatëve të SHBA-së në Gjirin Persik të shtunën, pas natës së shtatë radhazi të sulmeve amerikane që synonin vendet...
09:26 | 18/07/2026

Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës

Policia zbuloi të premten varkën që u fundos këtë javë në Gjirin e San Franciskos, pasi nxori trupin e një personi të zhdukur një ditë më parë....
09:21 | 18/07/2026