Sulm masiv në Ukrainë: 14 të plagosur, mes tyre tre zjarrfikës
Odesa është goditur nga një tjetër sulm masiv me dronë gjatë natës së 20 qershorit, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale.
Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, si pasojë e sulmit humbi jetën një person, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 14 – përfshirë tre zjarrfikës.
Sulmi u krye nga forcat e armatosura të Federatës Ruse me të paktën 10 dronë sulmues (UAV), të cilët goditën infrastrukturën civile të qytetit. “Si pasojë e sulmit, një person vdiq dhe 14 të tjerë morën lëndime me ashpërsi të ndryshme. Midis viktimave janë tre shpëtimtarë. Të dhënat mbi viktima të tjera të mundshme janë ende duke u verifikuar,” thuhet në deklaratën zyrtare të prokurorisë.
Sipas Shërbimit të Emergjencave, tre zjarrfikës u plagosën gjatë operacioneve të shpëtimit, kur strukturat e dëmtuara u shembën mbi ta. Ata ndodhen në spital dhe raportohen në gjendje të qëndrueshme.
Sulmi shkaktoi dëme të konsiderueshme në infrastrukturën urbane: një ndërtesë 23-katëshe dhe disa objekte të tjera banimi shumëkatëshe u dëmtuan rëndë, njëra prej të cilave u shkatërrua plotësisht. Po ashtu, u prekën ndërtesa ndihmëse, një institucion arsimor, dyqane dhe makina të qytetarëve.
Autoritetet ukrainase kanë nisur inspektimet për të vlerësuar dëmet dhe për të përpiluar listën e plotë të pasojave të sulmit. Situata në Odesa mbetet kritike, me autoritetet në gadishmëri për ndërhyrje të mëtejshme në rast sulmesh të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta