Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit: Përfshirja e SHBA-së do sillte ferr për rajonin

20 Qershor 2025 | 08:28

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Saeed Khatibzadeh, ka paralajmëruar se përfshirja e Shteteve të Bashkuara në sulmet izraelite do të kishte pasoja katastrofike për Lindjen e Mesme. Në një intervistë për BBC-në, ai deklaroi se një hap i tillë do të “shkaktonte ferr për të gjithë rajonin”.

Khatibzadeh theksoi se “kjo nuk është lufta e Amerikës” dhe paralajmëroi se nëse presidenti amerikan Donald Trump përfshihet, “do të mbahet mend si një president që hyri në një luftë ku nuk i përkiste”. Sipas tij, çdo ndërhyrje nga SHBA do të thellonte konfliktin dhe do të vononte përfundimin e “mizorive brutale”.

Këto komente vijnë në një kohë tensionesh të larta, pas një sulmi me raketa iraniane që goditi afërsinë e spitalit Soroka në Izraelin jugor. Mediat shtetërore iraniane raportuan se objektivi ishte një bazë ushtarake pranë spitalit dhe jo vetë qendra mjekësore. Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë izraelite raportoi se 71 persona u plagosën si pasojë e sulmit në Qendrën Mjekësore Soroka.

Në kundërpërgjigje, ushtria izraelite njoftoi se kishte goditur objektiva të rëndësishme bërthamore në Iran, përfshirë reaktorin “joaktiv” të ujit të rëndë në Arak dhe uzinën e pasurimit të uraniumit në Natanz.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se Presidenti Trump do të marrë një vendim për përfshirjen ose jo të SHBA-ve në këtë konflikt brenda dy javëve të ardhshme. Situata mbetet tepër e tensionuar, me rrezik të shtuar për një përshkallëzim të mëtejshëm ushtarak në rajon.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)

Një person ka vdekur dhe  dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë lundruese trekatëshe me 19 persona në bord u përmbys pranë ishullit...
08:31 | 15/07/2026

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)

Një sulm rus në portin ukrainas të Odessa- s në Detin e Zi ka vrarë të paktën tre persona , tha një zyrtar lokal të...
08:24 | 15/07/2026