Sulm me granatë në rezidencën e ambasadorit norvegjez në Izrael, autorët në kërkim
Një granatë u hodh në oborrin e shtëpisë së ambasadorit norvegjez në Izrael, në qytetin Herzliya, të enjten, njoftuan zyrtarët ndërsa fatmirësisht, nga incidenti nuk pati të lënduar.
“Një shpërthim ndodhi jashtë rezidencës norvegjeze në Tel Aviv të enjten në mbrëmje,” tha Tuva Bogsnes, Drejtoresha e Komunikimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, në një deklaratë për agjencinë AFP.
Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, në një postim në rrjetin social X, njoftoi se ishte në kontakt me ambasadorin norvegjez në Izrael, Per Egil Selvaag, dhe bëri me dije se shtëpia e tij ishte shënjestruar nga “një granatë shrapnel”.
“E dënoj fuqimisht këtë krim të rëndë dhe të rrezikshëm,” tha Sa’ar. “Jam i bindur se Policia Izraelite do të veprojë me vendosmëri për të gjetur sa më shpejt autorët dhe për t’i sjellë para drejtësisë.”
Bogsnes shtoi se asnjë anëtar i stafit të ambasadës nuk u lëndua fizikisht dhe se policia ka marrë në dorë hetimin për incidentin.
LEXONI GJITHASHTU:
Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani