EMRI| Qëlloi me armë drejt banesës së ish-kunatit, shpallet në kërkim 51-vjeçari

20 Qershor 2025 | 15:17

Policia e Mirditës ka shpallur në kërkim një 51-vjeçar pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së vëllait të ish-bashkëshortes së tij, për shkak të një konflikti familjar.

Pas denoncimit të shtetasit E. Ç., 30 vjeç se në drejtim të banesës së tij ishte qëlluar me armë zjarri policia identifikoi dhe shpalli në kërkim autorin e dyshuar shtetasin Luan Vukaj, 51 vjeç, banues në fshatin Nerfushaz.

Shtetasi Luan Vukaj ishte shpallur në kërkim një ditë më parë, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj të njëjtit person.

Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026