Instituti analitik në Bruksel: BE, ende shumë i varur nga SHBA për mbrojtjen
Pavarësisht përpjekjeve të fundit për të nxitur industrinë evropiane të mbrojtjes, blloku mbetet shumë i cenueshëm dhe shumë i varur nga Shtetet e Bashkuara për armatimet e avancuara.
Kështu thotë një analizë e re e kryer nga institucioni prestigjioz “Bruegel”, me bazë në Bruksel. Sipas të dhënave të publikuara, vlera e armatimeve të importuara në Evropë u rrit nga rreth 3.4 miliardë dollarë për periudhën 2019-2021 në 8.5 miliardë për periudhën 2022-2024 në të 27 vendet anëtare.
“Evropa ka kapacitetet e duhura për të rritur prodhimin e tankeve dhe autoblindave të përdorura nga këmbësoria, por tek prodhimi i sistemeve të armatimit ka kapacitete të kufizuara”, ka deklaruar Guntramm Wolff, analist i institutit “Bruegel”.
Organizata në fjalë ka konstatuar se vartësia tek Shtetet e Bashkuara është shumë e lartë kur bëhet fjalë për raketa hipersonike, avionë luftarakë të gjeneratës së ardhshme, sistemet e integruara të Inteligjencës Artificiale dhe shërbimet e inteligjencës.
“Ka pasur rritje të shpenzimeve në sisteme të ndryshme, sidomos për artileritë, por këto rritje mbeten relativisht të ulëta krahasuar me kërkesën”, ka thënë Wolff.
Për shembull, raporti i “Bruegel” nënvizon se Evropa kishte 1.627 tanke në vitin 2023, ndërkohë që deri në 2.920 njësi do të duhen për në vitet e ardhshme. Sa i takon sistemeve të mbrojtjes, si ato “Patriot” dhe “SAMP/T”, niveli i rezervave në vitin 2024 ishte 35 njësi, shumë më poshtë se 89 njësitë e kërkuara.
“Investime më të mëdha në fushën e kërkimit dhe zhvillimit janë të domosdoshme”, vijoi më tej autori i raportit.
Në vitin 2023, Evropa investoi 13 miliardë euro për forcat e armatosura, por Kina investoi 21 miliardë, ndërsa Shtetet e Bashkuara 145 miliardë dollarë.
Plagosen 3 persona pas sulmit në një anije në Detin e Zi
Mijëra faqe interneti u mbyllën për transmetime të paligjshme të Kupës së Botës
Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
- 13:17 Plagosen 3 persona pas sulmit në një anije në Detin e Zi
- 13:00 Mijëra faqe interneti u mbyllën për transmetime të paligjshme të Kupës së Botës
- 12:41 Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
- 12:30 Ligjvënësit francezë votojnë sot për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët
- 12:17 Presidenti Pezeshkian: Irani është e angazhuar në një luftë në shkallë të plotë
- 11:47 Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë