Iran-Izrael shkëmbejnë sulme të reja, centrali bërthamor i Isfahan në shënjestër
Tensionet në Lindjen e Mesme kanë hyrë në një fazë të re përshkallëzimi, pasi Irani dhe Izraeli kanë shkëmbyer sulme të reja ushtarake në orët e para të mëngjesit të sotëm. Përplasjet vijnë menjëherë pasi Teherani deklaroi se nuk do të zhvillojë negociata për programin e tij bërthamor, sa kohë do të jetë nën sulm nga Izraeli.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Fars, një nga objektet kryesore bërthamore të vendit në Isfahan është shënjestruar nga sulmet izraelite. Autoritetet iraniane njoftuan se nuk ka pasur rrjedhje të materialeve të rrezikshme si pasojë e goditjes.
Në një tjetër incident në qytetin e Qomit, një ndërtesë u godit nga raketat izraelite, duke shkaktuar vdekjen e një të riu 16-vjeçar, sipas raportimeve të mediave iraniane.
Nga ana tjetër, ushtria izraelite ka konfirmuar se ka nisur një valë sulmesh ndaj infrastrukturës ushtarake iraniane, duke përfshirë magazina armësh dhe vendndodhje të lëshimit të raketave. Operacionet, sipas autoriteteve izraelite, synojnë të paralizojnë aftësinë goditëse të Iranit dhe të pengojnë përshkallëzimin e mëtejshëm.
Rreth orës 2:30 të mëngjesit, sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan në Izraelin qendror, ndërsa sistemi i mbrojtjes ajrore i vendit u vu në gatishmëri maksimale. Pamjet nga mediat ndërkombëtare tregojnë shpërthime në qiellin mbi Tel Aviv, teksa interceptimet ajrore ishin të dukshme në të gjithë zonën.
Përplasja e fundit vjen në një klimë gjithnjë e më të tensionuar, ku Irani refuzon presionin ndërkombëtar për të ndalur aktivitetet bërthamore, ndërsa Izraeli paralajmëron për veprime më të ashpra nëse kërcënimi nuk neutralizohet.
LEXONI GJITHASHTU:
Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë