KAS i shpalli votën të pavefshme, Dogjani përplaset me Rusmalin: Do ju çoj në SPAK

23 Qershor 2025 | 12:17

Kandidati i PD-ASHM, Asllan Dogjani është përplasur verbalisht me anëtarin e KAS Ilir Rusmajli gjatë procesit të rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës.

Dogjani pretendoi se një fletë votimi, e cila ishte për të, ishte shpallur gabimisht e pavlefshme.

KAS pretendoi se vota nuk ishte vendosur brenda kutisë së votimit dhe si e tillë ishte e pavlefshme.

“Vidhni vota, hajdutë! Nuk është hera e parë, gjithë ato vota më keni vjedhur deri tani në të gjitha kutitë. Mos u tallni me votat e qytetarëve se kemi ditë e natë që rrimë këtu. Hajdeni dhe shihni se si e kanë shprehur vullnetin qytetarët. Më heq vota me të padrejtë. Ju më keni hequr vota nga 4-5 çdo sekondë. Turp të keni, do të marr videot një për një dhe do t’i çoj në SPAK. Turp të kesh Ilir, turp”, tha Dogjani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026