Tare nis “spastrimin” te Milani, 9 lojtarë drejt largimit

23 Qershor 2025 | 14:46

Drejtori i ri sportiv i Milanit, Igli Tare, ka nisur nga puna për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ardhshëm, me synimin për t’i dhënë ekipit një identitet të ri konkurrues. Sipas mediave italiane, Tare në bashkëpunim me trajnerin Massimiliano Allegri, ka hartuar tashmë një listë me emrat e futbollistëve që pritet të largohen gjatë merkatos së verës.

Në listën e të larguarve përmenden plot 9 emra, mes tyre edhe mesfushori algjerian Ismaël Bennacer dhe sulmuesi Noah Okafor, të cilët nuk janë më pjesë e planeve teknike për sezonin e ri.

Kjo lëvizje vjen si pjesë e një reformimi të thellë në radhët e skuadrës kuqezi, që synon të rikthehet në krye të futbollit italian dhe të bëhet më konkurruese në arenën evropiane.

Në të njëjtën kohë, drejtuesit e Milanit po punojnë intensivisht për afrime cilësore, ku një nga emrat kryesorë që përmendet është ai i mesfushorit të përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka. Lojtari i Bayer Leverkusen shihet si përforcim strategjik në mesfushë dhe negociatat mes palëve janë në vijim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026