Trump parlajmëron Izraelin dhe Iranin: Armëpushimi është në fuqi!
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar sërish lidhur me tensionet mes Izraelit dhe Iranit, duke lëshuar një mesazh të fortë në platformën e tij “Truth Social”.
Trump deklaroi se armëpushimi në Lindjen e Mesme është ende në fuqi, edhe pse sipas tij u shkel nga të dyja palët mëngjesin e kësaj të marte.
“Izraeli nuk do ta sulmojë Iranin. Të gjithë aeroplanët do të kthehen në shtëpi dhe do t’i bëjnë një ‘përshëndetje ajrore’ miqësore Iranit. Askush nuk do të lëndohet. Armëpushimi është në fuqi! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”- shkroi Trump.
Ai më tej shtoi se të dyja palët, si Irani, ashtu edhe Izraeli, kanë shkelur marrëveshjen e armëpushimit që ai ndërmjetësoi.
“Nuk jam i sigurt nëse e bënë qëllimisht. Nuk më pëlqen fare fakti që Izraeli doli këtë mëngjes. Do të shoh nëse mund ta ndaloj,” shkroi Trump.
Trump shprehu gjithashtu pakënaqësinë e tij edhe ndaj Iranit, duke theksuar se Teherani “nuk do të rindërtojë kurrë aftësitë e tij bërthamore.”
Më herët, presidenti amerikan paralajmëroi drejtpërdrejt Izraelin të mos përshkallëzojë konfliktin, duke postuar: “Izrael, mos i hidh ato bomba. Nëse e bën, është një shkelje e madhe. Sillni pilotët tuaj në shtëpi, tani!”
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq