Trumpit i soset durimi me Iranin dhe Izraelin, përdor gjuhë të papërshtatshme

24 Qershor 2025 | 14:11

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shpërthyer me tone të ashpra ndaj Izraelit dhe Iranit, pasi armëpushimi mes dy vendeve u thye vetëm pak orë pas hyrjes në fuqi.

Para nisjes me avionin presidencial Air Force One drejt samitit të NATO-s, Trump, deklaroi i tensionuar: “Ata kanë luftuar shumë gjatë dhe shumë fort, dhe tani nuk dinë më çfarë dreqin po bëjnë (what the f**k they are doing)?.”- tha Trump

Më pas përmes disa postimeve në “Truth Social”, Trump, i zbuti tonet duke thënë se armëpushimi është ende në fuqi dhe i ftoi palët ta respektojnë atë.

“Armëpushimi është ende në fuqi! Izraeli të mos e sulmojë Iranin. Të gjithë aeroplanët do të kthehen në shtëpi dhe do të bëjnë një ‘përshëndetje miqësore ajrore’. Askush nuk do të lëndohet.”

Në një mesazh tjetër të drejtpërdrejtë dhe të pazakontë, Trumpi paralajmëroi Izraelin:

“Izrael, mos i hidh ato bomba. Nëse e bën, është një shkelje e madhe. Dërgoni pilotët tuaj në shtëpi, tani!”

Trump nuk e kurseu as Iranin, duke përsëritur qëndrimin e tij të rreptë që Teherani nuk do të lejohet të zhvillojë armë bërthamore.

“Irani nuk do të rindërtojë kurrë aftësitë e tij bërthamore”- tha Trump.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026