Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare analizon përshkallëzimin e konfliktit Izrael-Palestinë
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, pedagogu Dritan Hoti, komentoi për Euronews Albania përshkallëzimin e konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës. Duke kujtuar se ky konflikt ka rreth 70 vite që vijon, Hoti tha se zanafilla e përshkallëzimit të fundit është pretendimi i dy komuniteteve fetare të një vendi të shenjtë.
Hoti kujtoi se Jerusalemi konsiderohet i shenjtë nga të paktën tre fe kryesore monoteiste si feja krishtere, hebraike dhe myslimane. Në rastin e konfliktit të fundit pedagogu i “Marrëdhënieve Ndërkombëtare” tha se gjithçka u manifestua pas përplasjeve për qasjen e një objekti kulti të cilin izraelitët e quajnë “Mali i Tempullit” ndërsa myslimanët palestinezë Xhamia el-Aksa.
“Zanafilla e konfliktit është i pandryshuar për shtatë dekada me radhë […] por te konflikti i fundit ka luajtur rol ngarkesa e fortë emocionale e shpalljes së Jerusalemit kryeqytet për Izraelin dhe kjo shpërtheu te kontestimi për të drejtën e shfrytëzimit të këtij kulti fetar,” – u shpreh pedagogu Hoti.
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare kujtoi se dhe më parë ka pasur një precedent përplasjeje të ngjashme kur në vitin 2001, kryeministri i atëhershëm i Izraelit, Ariel Sharon vizitoi kultin fetar, i cili nxiti mjaft përplasje të paktën deri në vitin 2004 kur u nda nga jeta udhëheqësi palestinez Yasser Arafat.
Por a mund të vihet paqe mes këtij konflikti? Hoti tha se për një marrëveshje mes palëve nuk mund të bëhet fjalë, pasi kjo nuk ka ndodhur në 70 vite dhe do të duhet të përfshinte edhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme.
“S’mund të flasim për marrëveshje, por një armëpushimi, i cili do të krijonte terrenin për një sheshim deri diku të konfliktit,” – tha Hoti.
Për sa i përket qëndrimit të komunitetit ndërkombëtar Hoti kujtoi se Shtetet e Bashkuara mbajnë qëndrime të palëkundura “pro” Izraelit, ndërsa Bashkimi Evropian është “i lëkundur” dhe “i përmbajtur” në deklaratat që bën pasi ka “pozicione ndryshe për sa i përket Jerusalemit kryeqytet”.
Diplomacia ruse nga ana tjetër, sipas Hotit në Lindjen e Mesme mbështetet kryesisht në “tezat e mbajtura nga ish-Bashkimi Sovjetik”, i cili “ka përkrahur në tërësi, por jo në mënyrë të hapur, kauzat arabe”.
Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell