Sëmundjet kronike, mjekja: Qëndroni të hidratuar dhe larg temperaturaturave të larta
Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë shtuar numrin e të moshuarve dhe pacientëve kronik në dyert e mjekut të familjes. Ankesat e tyre lidhen kryesisht me luhatjet e tensionit por edhe rënia e nivelit të sheqerit tek diabetikët, ndërsa shkak duket se është ekspozimi në oraret e pikut.
“Ka luhatje në pacientë kronikë që janë hipertensiv, diabetik. Pacientët duhet të tregojnë shumë kujdes të jenë të hidratuar përtej mjekimit që ata marrin. Gjëja më e mirë është të mos ekspozohen në temperatura të larta”, tha Antia Haxhiraj, mjeke familje.
Qëndrimi në mjedise të freskëta është këshilla kryesore e mjekes, por sigurisht kërkon të bëhet kujdes me përdorimin e kondicionerit pasi mund të ketë pasoja.
“Gjëja më e parë është tharja e mukozave, na fillojnë problemet me hundët, me veshët, por dhediferenca e temperaturave brenda për brenda shtëpisë nuk bën mirë, sidomos për të sëmurët kronikë”, shtoi Haxhiraj.
Konsumimi i ujit por edhe i ushqimeve të lehta me bazë fruta dhe perime mbetet këshilla bazë e çdo mjeku për të gjitha moshta gjatë stinës së verës.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta