“TiranaFest”/ Muzikë dhe sporte ekstreme në kryeqytet, kush janë artistët pjesmarrës
Pas 13 vitesh mungesë, rikthehet në Shqipëri TiranaFest, ku për dy netë me radhë, Sheshi Skënderbej do të pushtohet nga muzika, energjia, sportet ekstreme, programet për fëmijë dhe një atmosferë festive.
Artistë shqiptarë dhe të huaj, të vlerësuar me çmime ndërkombëtare, si Goodboys, Eugent Bushpepa, Westside Family, LZ7, Elle Limebear, Guvna B dhe Saintz, do të performojnë në skenën shqiptare.
“Do të kemi artistë nga Shqipëria dhe ndërkombëtarë që i sjellim për herë të parë në vend. Janë 50 njerëz të angazhuar në organizimin e këtij festivali. Gjatë këtyre ditëve do të takohemi me gra dhe do të vizitojmë edhe burgjet. Të gjitha këto janë pjesë e këtij eventi. Festivali nis në orën 19:00 dhe do të zgjasë deri në 23:00, me një skenë të ndriçuar dhe një atmosferë fantastike. Do të ketë gjithashtu një pistë për sporte ekstreme, ku yje botërorë do të performojnë në Tiranë,” tha organizatori David Plowman.
Gjatë konferencës për shtyp u mbajt edhe një demonstrim me biçikleta në kuadër të sporteve ekstreme.
Eventi nis me sporte ekstreme përpara skenës kryesore, më pas vjen një program i dedikuar për fëmijë që fillon në orën 17:45, i ndjekur nga një tjetër raund me energji të lartë në orën 18:30.
TiranaFest 2025, i cili do të jetë pa pagesë për publikun, organizohet nga Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë (VUSH) dhe Palau UK & Europe.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset