A ka hyrë varianti indian i coronavirus në Shqipëri? Brataj përgjigjet në “Ilva Now”
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, konfirmoi në “Ilva Now” se varianti indian i coronavirus deri tani nuk është konfirmuar të ketë hyrë në Shqipëri. Ai theksoi se variantet e reja të Covid-19 nuk është se kanë prodhuar agresivitet të shtuar.
“Kujdesi dhe survejanca, mos-heqja e vigjilencës ka të bëjë me të gjitha. Në Greqi u zbulua varianti indian, në Itali dhe në RMV po ashtu. Jo nuk kemi konfirmim, nuk besoj të ketë hyrë, por si do qe të jetë puna e varianteve është diçka tjetër, që nuk ka treguar as agresivitet më shumë, sepse edhe në Indi edhe pse po bëhet nami edhe nuk po bëhet nga varianti, por nga ata miliona njerëz së bashku aty”, tha ai.
Doktor Brataj theksoi se pavarësisht situatës së deritanishme qytetarët nuk duhen të humbasin vigjilencën në respektimin e masave kufizuese.
Sipas tij, në Shqipëri është shtuar gjeografia e përhapjes së virusit dhe këtë e lidh me telefonatat që bëjnë qytetarët në Urgjencën Kombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
- Asnjë i shtruar në spitalin infektiv? Skënder Brataj sqaron lajmin e njoftuar ditë më parë
- Zv.ministrja Rakacolli: Ende s’është arritur imuniteti i popullatës ndaj COVID-19
- Alimehmeti: Koncepti i imunitetit të komunitetit është i rrezikshëm, infektimi gjithmonë i mundur
- Hyrje-daljet për turizëm, Rakacolli: Mendojmë të mos vendosim masa për ata që do vijnë në Shqipëri
- Masa e karantinës për emigrantët para zgjedhjeve, Rakacolli: Jo me prapavijë politike
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:18 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë