Trump akuzon mediat amerikane për rrjedhjen e informacioneve sekrete

25 Qershor 2025 | 07:54

Donald Trump i është përgjigjur raportimeve në lidhje me vlerësimin e rrjedhur të inteligjencës mbi sulmin amerikan ndaj Iranit. Duke postuar në Truth Social, Trump sulmoi ashpër mediat amerikane dhe raportimin e tyre.

“Lajmet e rreme CNN, së bashku me New York Times që po dështon, janë bashkuar në një përpjekje për të poshtëruar një nga sulmet ushtarake më të suksesshme në histori. Vendet bërthamore në Iran janë shkatërruar plotësisht! Si CNN ashtu edhe CNN po kritikohen nga publiku!”

Administrata e Trump ka vazhduar të kundërshtojë raportin që thotë se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit nuk e eliminuan programin e tij bërthamor.

Një ditë më parë, CNN raportoi se sulmet ushtarake amerikane ndaj tre prej objekteve bërthamore të Iranit fundjavën e kaluar ka të ngjarë ta kenë kthyer programin bërthamor të vendit prapa me muaj, sipas një vlerësimi të hershëm të inteligjencës amerikane, i cili u përshkrua nga shtatë persona të informuar mbi të.

Presidenti postoi komentet e tij origjinale afërsisht në orën 3:30 të mëngjesit sipas orës lokale, përpara se t’i fshinte dhe t’i ripostonte pasi korrigjoi një gabim drejtshkrimor në postimin origjinal, duke kritikuar CNN dhe The New York Times, për atë që ai e quajti “një përpjekje për të poshtruar” sulmet.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, kundërshtoi gjithashtu raportimin e CNN më herët të martën, duke pranuar ekzistencën e tij, por duke e quajtur atë “krejtësisht të gabuar”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026