Ambasadorja shqiptare në Izrael: Armëpushimi me Iranin ka rikthyer normalitetin
Ambasadorja e Shqipërisë në Tel Aviv, Meri Kumbe, në një intervistë për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, komentoi zhvillimet e fundit në Izrael pas armëpushimit të arritur me Iranin.
Sipas saj, situata është rikthyer plotësisht në normalitet këtë pasdite, ndërsa dha lajmin se nesër do të hapen shkollat dhe do të rifillojë mësimi. Ambasadorja theksoi se edhe ushtria ka njoftuar sinjalin jeshil dhe u shpreh se, fatmirësisht, nuk ka asnjë shqiptar të lënduar nga sulmet e Iranit.
“Oret e pasdites janë krejtësisht ndryshe. Qyteti ka rifilluar jetën, ishte mbushur plot me njerëz, çdo gjë të kujtonte jetën normale para nisjes së sulmeve. Oret e mëngjesit ishin të vështira, pasi kishte alarm nga ora 5 deri në 7 pa ndërprerje. Në orët e drekës u godit veriu i vendit, gjë që krijoi dyshime për armëpushim. Megjithatë, në orët e fundit të pasdites ushtria deklaroi se gjithçka është jeshile, dhe nga nesër fillojnë shkollat,” tha ajo.
“Jemi rikthyer në normalitet ndërsa jemi në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët shqiptarë dhe me komunitetin tonë që jeton këtu. Nga sulmet nuk kemi asnjë person të lënduar nga komuniteti shqiptar, ndërsa një familje ka qenë me fat, pasi vetëm xhamat u thyen nga një shpërthim pranë banesës së tyre.”
“Urojmë shumë që ky armëpushim të qëndrojë gjatë, shpresojmë që të ketë efekt edhe për lirimin e pengjeve dhe të pushojnë konfliktet e tjera në rajon, siç është situata në Gaza,” përfundoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit